Aktualitet

Frikë apo...? Altin Dumani: Na kanë rënë me 40% kallëzimet nga institucionet, ne s'kemi shkop magjik

Altin Dumani tha se asnjë kallëzim nuk kanë marrë as nga Drejtoria e Doganave dhe as nga ajo e Tatimeve.

k.m.
Frikë apo...? Altin Dumani: Na kanë rënë me 40%
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani tha se kanë rënë denoncimet e bëra nga institucionet. Në fjalën e tij, gjatë “IDM Morning Briefing”, e organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Dumani tha se asnjë kallëzim nuk kanë marrë as nga Drejtoria e Doganave dhe as nga ajo e Tatimeve. Po ashtu, veçoi edhe kallëzimet dhe bashkëpunimi që kishin me Policinë e Shtetit.

Altin Dumani: Ka një rënie prej 40 për qind të kallëzimeve nga institucionet. Tatimet zero kallëzime, doganat zero. A ka apo jo korrupsion aty? Vetëm KLSH herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, patjetër Policia e Shtetit që po…, por detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin. Gjate 2023 kemi regjistruar kallëzime sa për tre vite se bashku, duke qenë të vëmendshëm ndaj raportimeve ne media, kryejmë verifikimet tona dhe nga denoncimet që bëjnë politikanë të ndryshëm në media kemi regjistruar rreth 67 procedime dhe ju përkasin korrupsionit, abuzimit me prokurorimet. Për të qenë të ndërgjegjshëm duhet të bëjmë të gjithë, por ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrollojmë çdo gjë. Çdo institucion ka bilbilfryrës, audite, mekanizma dhe nuk referojnë.

Ne e vlerësojmë median si një partner të rëndësishëm. Jemi të kujdesshëm ndaj atyre çështjeve që quhen skandale. Shumë hetime kanë marrë shkas nga mediat. Duhet të kemi parasysh që në realitetin shqiptar media nuk është imune nga krimi i organizuar. Jo edhe media si çdo gjë tjetër në këtë vend nuk ështe imun. Detyrimi i Spak është që edhe gazetarët që mund të abuzojnë me detyrën e tyre të bëhen verifikimet. Ne e kemi detyrim ligjor për të kontribuar në mbrojtjen e sigurisë publike dhe kombëtare. Patjetër në respektim të ligjit./ZËRI

Poll

MOS HUMB