Aktualitet

Ndryshime në ligj? Altin Dumani: Prokurori i SPAK s'mund të shkojë në Shkodër, i rrezikohet jeta

Mendimin e tij e shtjelloi duke u shprehur se një hetues i SPAK, që është në majën e karrierës së tij, nuk mund të dërgohet në një Prokurori të zakonshme, pasi i rrezikohet edhe siguria.

k.m.
Ndryshime në ligj? Altin Dumani: Prokurori i SPAK s'mund të
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me atë që i pret hetuesit e SPAK pas përfundimit të mandatit të tyre. Gjatë takimit të një nisme dialogu mes institucioneve dhe aktorëve të politikëbërjes, “IDM Morning Briefing”, e organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Dumani tha se është ende i paqartë statusi i hetuesit të SPAK për përfundimit të mandatit.

"Pas kësaj nuk dihet ku do vejë,"-tha Dumani.

Mendimin e tij e shtjelloi duke u shprehur se një hetues i SPAK, që është në majën e karrierës së tij, nuk mund të dërgohet në një Prokurori të zakonshme, pasi i rrezikohet edhe siguria.

"Mendoj që kjo është e padrejtë sepse prokurori duhet të shkojë atje ku ka qenë, dhe nga maja e karrierës ta dërgosh prokurorin e Posaçëm në prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm në Shkodër apo nga vijnë kolegët e mi të nderuar, shkakton mungesën e sigurisë. Dëmi më i madh është institucional, dhe nëse kjo trupë për të cilën është investuar kaq shumë është shumë e vështirë të mbushësh vakumin. Për më tepër janë nëntë prokurorë që ikin njëherësh dhe kjo situatë nuk është zgjidhur shpresojmë të zgjidhet. Kemi mungesë të këshilltarëve ligjore, sepse prokurorët e SPAK përfaqësojnë akuzën në të treja shkallët e gjykimit. Problematikë tjetër është Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm. Drejtuesi i SPAK merr dhe përfaqëson në KPA gjithë barrën për Vettingun. Është nominativë. Pritshmëria është rreth 150 seanca që duhet t’i përfaqësojë drejtuesi i SPAK,"-shtoi ai.

PJESË NGA FJALA E DUMANIT: 

Që në fillim nuk do pajtohesha me ju kur thoni ka bërë histori, nuk ka bërë gjë tjetër veçse të përmbushë detyrimet kushtetuese si ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pavarësisht se kemi hyrë në vitin e pestë duhet vlerësuar veprimtarinë, që do të thotë të bëjë, hetime ngrejë akuza, ndaj çdo zyrtari pavarësisht pushtetit dhe lidhjeve. Por gjatë katër viteve SPAK ka treguar se ne jemi vetëm në fillimet e punës sonë. Shpresojmë që gjykatat të japin vendime fajësie për akuza të ngarkuara nga ana jonë. Ne kemi patjetër rezultate të suksesshme dhe ky është synimi ynë. Për pesë vitet e ardhshme duhet të besojmë që kemi një institucion të konsoliduar me hetime dhe vendime ndaj të gjitha niveleve. Është e vështirë, por jo e pamundur, por qoftë dhe këto rezultate na stimulojnë dhe na nxisin që të punojmë akoma më shumë.

Por gjithmonë që të keni akuza te suksesshme, pra me vendime fajësie. Se kemi disa gjykata që na kontrollojnë përfshi dhe Kusht deri ne Strasburg. Në punën tone si institucion kemi edhe ne problematikat tona vështirësitë tona, që lidhet së pari me paqartësinë e statusit të prokurorisë së Posaçme. Ju e dini që mandati është nëntë vjet dhe pas kësaj nuk dihet ku do vejë. Mendoj që kjo është e padrejtë sepse prokurori duhet të shkojë atje ku ka qenë, dhe nga maja e karrierës ta dërgosh prokurorin e Posaçëm në prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm në Shkodër apo nga vijnë kolegët e mi të nderuar, shkakton mungesën e sigurisë. Dëmi më i madh është institucional, dhe nëse kjo  trupë për të cilën është investuar kaq shumë është shumë e vështirë të mbushësh vakumin. Për më tepër janë nëntë prokurorë që ikin njëherësh dhe kjo situatë nuk është zgjidhur shpresojmë të zgjidhet. Kemi mungesë të këshilltarëve ligjore, sepse prokurorët e SPAK përfaqësojnë akuzën në të treja shkallët e gjykimit. Problematikë tjetër është Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm. Drejtuesi i SPAK merr dhe përfaqëson në KPA gjithë barrën për Vettingun. Është nominativë. Pritshmëria është rreth 150 seanca që duhet t’i përfaqësojë drejtuesi i SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB