Aktualitet

KPA 'vulos’ shkarkimin e gjyqtares Lindita Sinanaj

Ajo u shkarkua fillimisht nga procesi i Veting-ut për fshehje pasurie.  

E.K
KPA 'vulos’ shkarkimin e gjyqtares Lindita Sinanaj
Lindita Sinanaj

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka "vulosur" përfundimisht këtë të mërkurë shkarkimin e gjyqtares Lindita Sinanaj. Trupa gjykuese e përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtarë, hodhi poshtë ankimin e gjytares Sinaj, ndaj vendimit nr. 70/2021, datë 16.11.2021, të Komisioni të Pavarur i Kualifikimit, për shkarkimin e saj. Sinanaj ishte gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë. Ajo u shkarkua fillimisht nga procesi i Veting-ut për fshehje pasurie.  

NJOFTIMI I KPA:

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 417, datë 08.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Lindita Sinanaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB