
Policia italiane
ITALI – Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur me një futbollist të ekipit të Sudtirolit në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se lojtari Amney Moutassime, i datëlindjes 2004 është në qendër të skandalit. Ai u përjashtua nga skuadra, pasi vodhi makinën e një shoku.
Aventura e tij nuk mbeti me kaq. Futbollisti u ndoq nga policia, teksa ecte me 100 km/orë brenda qytetit. Karabinierët konstatuan se Mousassinen nuk kishte patentë.
Kështu, futbollisti do të duhet gjithashtu edhe të përgjigjet penalisht për vjedhjen e automjetit dhe për rezistencë ndaj punonjësve të policisë./ZËRI/
Poll