
TIRANË- Gazetari Elton Qyno është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 9SPAK) ku është marrë në pyetje. Pas daljes ng spak, Qyno tha përpara kolegëve se autoritetet i kanë kthyer celularin e djalit të tij, që agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i sekuestruar kur i shkuan për kontroll në banesë. Gjithashtu, Qyno deklaroi se e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e mbajtjes së tij për 12 orë brenda në SPAK. Seanca do të mbahet më 12 nëntor.
“Sa i përket për kthimin e sendeve të sekuestruara sa i përket sekuestrimeve ndaj meje. Kishin bërë të gjitha këqyrjet e komunikimeve të mia në telefon dhe u pyeta për to. Është në Kushtetuese në 12 nëntor çështja për ligjshmërinë sa i përket mbajtjes time nga SPAK për 12 orë pa vendim gjykate. U përmbajta ndaj vendimeve për pezullimin e këtyre këqyrjeve dhe ekspertimeve, dhe prandaj zgjodha të mos flisja në ambientet e SPAK,”- tha Qyno ndër të tjera.
Në dhjetor të vitit të shkuar, BKH ushtroi kontroll në banesën e Qynos., Gazetari u mbajt për 12 orë dhe u mor në pyetje nga SPAK. Sipas SPAK, Qyno kishte shkelur sekretin hetimor duke publikuar materiale nga dosja e rë penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Shoqërimi i Qynos në SPAK u kundërshtua nga një sërë oerganizatash që mbrojnë të drejtën e gazetarëve.