Aktualitet

Gerti Bogdani u shua, por la pas dy fëmijët dhe historinë e dashurisë me Edlirën që nga gjimnazi e deri në frymën e fundit

Bogdani dhe Çepani kishin një lidhje të gjatë dashurie, të nisur që në bankat e gjimnazit, e cila kulmoi me martesën e tyre në korrik të vitit 2010.

M.M
Gerti Bogdani u shua, por la pas dy fëmijët dhe historinë e
Gerti Bogdani dhe Edlira Cepani

TIRANË- Sot, në një ngjarje të papritur, u nda nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, në moshën 44-vjeçare. Lajmi i hidhur ka prekur thellë miqtë, kolegët dhe familjarët e tij, duke lënë një dhimbje të madhe, veçanërisht për bashkëshorten e tij, Edlira Çepani, dhe dy fëmijët, Ajra dhe Reinart.

Bogdani dhe Çepani kishin një lidhje të gjatë dashurie, të nisur që në bankat e gjimnazit, e cila kulmoi me martesën e tyre në 17 korrik të vitit 2010. Martesa e tyre u festua me një dasmë përallore që nisi në Tiranë dhe përfundoi në jugun e Shqipërisë, ku të dy drejtuan edhe një anije mes detit që mbeti në kujtesën e shumë njerëzve. Mbi 24 vite së bashku, dashuria e tyre vazhdimisht u forcua, me Edlirën që shpesh ndante momente të bukura dhe përkushtimin e tyre për njëri-tjetrin. Të dy nuk nguronin të thonin se dashuria e tyre lindi si një "goditje rrufeje", por që edhe ne realitet ashtu kishte ndodhur. Çifiti ishte takuar për herë të parë në jug të Shqipërise pas një takimi me të rinjtë shqiptar dhe mori i keq kishte qënën ai që e kishte bërë bashkë dyshen.

“Jemi njohur që në gjimnaz, ishim konkurrentë, në klasa paralele. Gerti ishte më i miri i shkollës, shiheshim nga larg. Ai doli i pari, pastaj unë e para. Në një moment të caktuar se ça na ndodhi, thamë pse mos të futemi njëherë në skuadër në debat. Ishin këto debatet që bënim me shkolla të tjera. Aty e kuptuam se po të ishim skuadër nuk na dilte njeri tjetër përpara. E krijuam dhe ja ku jemi sërish skuadër!”, shprehej Edlira pak muaj më parë teksa rrëfente historinë e dashurisë së tyre.

Gerti Bogdani u shua, por la pas dy fëmijët dhe historinë e
Gerti Bogdani dhe Edlira Cepani

Vetëm disa muaj më parë, në ditëlindjen e tij të 44-të, Edlira i dedikoi Gertit fjalët: “Bota bëhet një vend më i bukur sa herë ti buzëqesh! Të dua tani dhe përgjithmonë, gjysma ime më e mirë.”

Gerti Bogdani u shua, por la pas dy fëmijët dhe historinë e
Postimi i Edlires

Në një intervistë të para katër muajve, Bogdani shprehej për dashurinë e tij ndaj fëmijëve dhe rolin që ata luanin në jetën e tij: “Ata të dy janë shtysa e çdo gjëje që bëjmë sot dhe sfidave të sotshme. Kemi zgjedhur të rrimë këtu dhe të luftojmë sepse duam të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për ta”, shprehej ai në një intervistë të para 4 muajve./ ZËRI

Poll

MOS HUMB