Aktualitet

Gjenden dhjetëra shpendë të ngordhur në Vlorë, dyshohet për grip shpendësh

Pas lajmërimit, 3 grupe specialistësh veterinerë kanë marrë mostra nga shpendët e ngordhur në zonën e Plazhit të Vjetër, grykderdhjen e Vjosës dhe në Lagunën e Nartës.

I.F
Gjenden dhjetëra shpendë të ngordhur në Vlorë, dyshohet
FOTO ILUSTRUESE

VLORË- Djetëra shpendë të ngordhur janë gjetur nga qytetarët në Plazhin e Vjetër në Vlorë ditën e djeshme. Pas lajmërimit, 3 grupe specialistësh veterinerë kanë marrë mostra nga shpendët e ngordhur në zonën e Plazhit të Vjetër, grykderdhjen e Vjosës dhe në Lagunën e Nartës. Inspektori veterinar në Drejtorinë e Shërbimit Veterinar Vlorë, Demir Dervishaj ka thënë për “Report TV” se mostrat janë dërguar në laboratorin e Tiranës, ndërsa rezultatet dalin brenda 3 ditësh. Ai tha se nëse rezulton se është grip shpendësh do të ndërmerren masa parandaluese. Dervishaj tha se ky grip nuk përhapet tek njeriu.

“Me të marr sinjalizimin nga banorët e zonës përreth ne si drejtori e veterinarisë ngritëm grupe kontrolli për të monitoruar gjendjen. Ne dyshojmë për gripin e shpendëve, por ne morëm mostra dhe do ti dërgojmë për verifikim dhe përgjigjia vjen 3 ose 4 ditësh. Këto që janë gjetur të ngordhura janë shpendë të egra, shpendë uj. Tek shpendët e egra, gripi i shpendëve është në gjendje të fshehur, por tek shpendët e shtëpisë shfaqet në formë epidemie. Urojmë të mos jetë gripi i shpendëve, tek njerëzit nuk është shfaqur, s’kemi pasur raste të tilla. Për këtë sëmundje nuk ka vaksinim, por bëhet vetëm eleminim i atyre shpendëve të prekura”, tha ai.

Gripi i shpendëve është një sëmundje që transmetohet shpejt mes shpendëve, ku shkakton ngordhjen e tyre. /ZËRI

Poll

MOS HUMB