Aktualitet

EMRI- Gjendet i dhunuar në mes të rrugës 42-vjeçari në Tiranë, mister rrethanat dhe autorët

42-vjeçari është gjetur në rrugën "Sokrat Miho", në Tiranë me shenja dhune

E.K
EMRI- Gjendet i dhunuar në mes të rrugës 42-vjeçari
Foto ilustruese

TIRANË- Një 42-vjeçar është gjetur i dhunuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet. 42-vjeçari nga Bilishti, i quajtur Rigels Kaso, është gjetur nga kalimtarët, i shtrirë në rrugë dhe me shenja dhune.

Policia njofton se "rreth orës 06:35, në rrugën "Sokrat Miho", është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.

42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes". 

Poll

MOS HUMB