
SHKODËR- Një 70 vjeçar është gjetur i pajetë në bregdetin e Rrjollit në Velipojë. Dyshohet se ai kishte dalë që të peshkonte me miqtë e tij, dhe dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Prej ditës së djeshme familjarët kishin nisur kërkimet për gjetjen e tij, ndërkohë që policia po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 07:50, në bregdetin e Rrjollit, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune, i shtetasit Y. H., 70 vjeç, banues në Tiranë, i cili ditën e djeshme, kishte dalë për peshkim me shokët e tij. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.