
Foto ilustruese
GREQI- Një 35-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është gjetur këtë të mërkurë pa shenja jete në një kanal vaditës në Koulouta, Imathia. Trupi i pajetë është gjetur nga forcat zjarrfikëse, ndërsa më pas kanë mbërritur dhe ekipet e Policisë, të cilat kanë nisur dhe hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Vendi ku u gjet shqiptari është një zonë rurale midis fshatrave Diavatos dhe Kouloura të Imathia. Pasi kishte humbur kontaktet me njerëzit e afërt, ai u shpall në kërkim. Për gjetjen e tij u angazhuan dhjetëra forca zjarrfikëse dhe efektivë policie. Shkaku i vdekjes nuk dihet ende./ZËRI
Poll