Aktualitet

Gjendet trupi i Alma Arrazit

Kufoma e saj është gjetur e fundit në fshatin Pentar të njësisë Dajç, duke kompletuar kështu misionin për kërkimin e trupave të viktimave.

k.m.
Gjendet trupi i Alma Arrazit
Alma Arrazi

SHKODËR- Gjendet pas 5 ditësh trupi i Alma Arrazit. Kufoma e saj është gjetur e fundit në fshatin Pentar të njësisë Dajç, duke kompletuar kështu misionin për kërkimin e trupave të viktimave. Gjetja e trupit të pajetë u bë nga polumbarët e forcave RENEA. Më herët sot, dje dhe disa ditë më parë u gjetën edhe trupat e 3 fëmijëve të mitur, 2 vajzave dhe djalit 3-vjeçar.

Alma Arrazi u hodh në lumë bashkë me fëmijët e saj më 2 maj. Deri më tani ishin gjetur trupat e dy vajzave, më e madhja u përcoll dje në banesën e fundit, ndërsa sot pritet që të mbahet varrimi i vajzës së tyre. Kërkimet vijojnë në lumin Buna për trupin e nënës Alma Arrazi, ndërsa i shoqi i saj, Erdgys Arrazi është vendosur në pranga. Kjo pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje, gjë që ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit. Por deri më tani, 31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u mbrojtur me pretendimin se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor./ZËRI

Poll

MOS HUMB