
DURRËS- Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka lënë këtë të martë burgun e Durrësit dhe nën shoqërinë e Policisë është nisur drejt banesës së tij. Kjo pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendosi të zbusë masën e sigurisë ndaj tij nga "Arrest me burg", në "Arrest shtëpie". Dako shihet të përshëndetet nga mbështetës dhe familjarë në dalje të burgut të Durrësit dhe më pas niset drejt banesës.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u arrestua me urdhër të SPAK më datë 6 qershor 2023. Në pranga, përpos tij, u vunë edhe 8 ish-zurtarë në Bashkinë e Durrësit dhe një ndërtues. Ndaj Dakos rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës në dy raste. Njëra akuzë është për lejen e ndërtimit e dhënë përpara 11 vitesh dhe tjetra për një tender të vitit 2014-2015, për ndërtimin e një shëtitoreje në zonën bregdetare, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm 18 milionë lekë./ZËRI