Aktualitet

GJKKO i kërkon Gjykatës së Lartë të shprehet për masakrën e Qafë Gjashtës

Paguni, i dënuar me 15 vite burg në mungesë ka kërkuar shuarjen e dënimit. Kështu që kërkesën e tij, gjyqtarja Flora Hajredinaj i ka dërguar Gjykatës së Lartë dosjen.

k.m.
GJKKO i kërkon Gjykatës së Lartë të shprehet për
Alqi Paguni

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka deleguar Gjykatës së Lartë kërkesën e Alqi Pagunit, i dënuar në mungesë për të ashtuquajturën masakra e Qafë Gjashtës. Sipas gazetares Anila Hoxha, Paguni, i dënuar me 15 vite burg në mungesë ka kërkuar shuarjen e dënimit. Kështu që kërkesën e tij, gjyqtarja Flora Hajredinaj i ka dërguar Gjykatës së Lartë dosjen.

Alqi Paguni bëri kërkesë në Gjykatën e Sarandës për shuarje dënimi së bashku me disa të tjerë, pasi është akuzuar se në 1997 është përfshirë në “Masakrën e Qafë Gjashtës”, ku u vra oficeri Gjergj Mehmeti, u torturua oficeri Eduart Alia dhe u tentua të vriteshin kolegë të tjerë të Mehmetit dhe Alisë. Ndaj dhe Paguni pretendon se nuk mund të ndiqet ende penalisht për ngjarjen pasi kanë kaluar 27 vite. 

Për masakrën e Qafë Gjashtës u arrestuan 5 persona dhe dosja u gjykua nga tashmë ish-Gjykata e Krimeve të Rënda. Në pranga përfunduan Vladimir e Nestor Sinani, Alqi Paguni, Eduart Cipa e Edmond Sejko si dhe u shpallën shumë të tjerë në kërkim. Nga të gjithë të akuzuarit vetëm vëllezërit Sinani kryen dënimin e tashmë kanë dalë nga burgu, pasi Cipa u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, ndërsa  Sejko u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje./ZËRI

Poll

MOS HUMB