Aktualitet

GJKKO merr të pandehur ish-kryebashkiaken e Libohovës, socialistja ndodhet jashtë Shqipërisë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet dhe ka dalë në përfundimin se Bashkia kishte cënuar pronën e familjes nga Libohova dhe ka sjellë dëm ekonomik të në një vlerë prej 362,480 lekë.

F.m
GJKKO merr të pandehur ish-kryebashkiaken e Libohovës, socialistja
Luiza Mandi

TIRANË- Luiza Mandi, ish-kryebashkiakja socialiste e Libohovës është marrë e pandehur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre. OraNeës shkruan se Mandi është kallëzuar nga një qytetar që pretendon se në pronat e familjarëve të tij bashkia po zhvillon një projekt zgjerim rruge ku kishte pajtuar firmën “Alba Kosntruksion” për kryerjen dhe zhvillimin e zonës.

Duke u njohur më këtë fakt qytetari ka kontaktuar vetë më kryetaren e bashkisë dhe përgjegjësin e urbanistikës ku e kanë sqaruar se pas përfundimit të projektit do të merreshin me riparimin e dëmev të shkaktuara në tokat e tij, si dhe duke pastruar dherat dhe inertet që ishin hedhur.

Por gjatë përfundimit të punimeve denoncuesi ka konstatuar se muri rrethues nuk ishte ndërtuar në cilësinë e duhur, por ndërtimi ishte shtrirë edhe në sipërfaqe të tjera të tokave në pronësi të tij.

Për rrjedhojë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetimet dhe ka dalë në përfundimin se Bashkia kishte cënuar pronën e familjes nga Libohova dhe ka sjellë dëm ekonomik të në një vlerë prej 362,480 lekë.

Aktualisht, Mandi rezulton të jetë jashtë Shqipërisë dhe procedimi e hetimi po vijon në mungesë.

Poll

MOS HUMB