Aktualitet

Video-skandali/ Safet Gjici në qeli, GJKKO rrëzon kërkesën për lirim

Gjici kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë me argumentin se hetimet mbaruan dhe nuk ka rrezik për prishjen e provave, por GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK.

k.m.
Video-skandali/ Safet Gjici në qeli, GJKKO rrëzon kërkesën
Safet Gjici

TIRANË- Rrëzohet kërkesa e Safet Gjicit për ndryshim të masës së sigurisë, atë të 'arrestit me burg', duke e lënë kështu në qeli. Vendimi vjen pak ditë pasi SPAK mbylli hetimet duke dërguar për gjykim dosjen ndaj ish-kryebashkiakut dhe Alma Kaçit, përkatësisht për veprat penale ‘korrupsion pasiv’ dhe ‘korrupsion aktiv’.

Mësohet se Gjici kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë me argumentin se hetimet mbaruan dhe nuk ka rrezik për prishjen e provave, por GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, që të vazhdojë qëndrimin në burg.

Safet Gjici u arrestua në qershor të këtij viti, pas publikimit të një video-skandali, duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e tij së bashku me Alma Kaçin. Ngjarja kishte ndodhur disa javë më pas rizgjedhjes së tij në krye të bashkisë Kukës. Regjistrimi ishte kryer nga ajo me anë të një kamere të fshehtë të cilën kishte arritur ta fuste brenda institucionit të bashkisë dhe në zyrën e Gjicit dhe pse ky i fundit ishte mjaft i kujdesshëm. Sipas audios së zbardhur në video, Kaçi kishte kërkuar favorizim në një projekt për rehabilitimin e strehimit të qenve. Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici vijon përballjen me drejtësinë nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Pavarësisht se ka kërkuar një masë më të butë sigurie./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB