Aktualitet

Gjykata e Posaçme e Apelit prish vendimin, ulet dënimi për grupin e Lazaratit

Gjykata ka dënuar përfundimisht me 10 vite burg Arbjon Alikon ndërsa Gurgaz dhe Enrik Skënderin me nga 8 vite burg.

f.g
Gjykata e Posaçme e Apelit prish vendimin, ulet dënimi për
Arbjon Aliko

TIRANE- Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e ish-Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda duke ulur dënimet për grupin e Lazaratit. Gjykata ka dënuar përfundimisht me 10 vite burg Arbjon Alikon ndërsa Gurgaz dhe Enrik Skënderin me nga 8 vite burg.

Dënimet e Apelit të GJKKO: 

10 vite burg Arbjon Aliko dënohet (ishte dënuar me 13 vite burg)

8 vite burg Gurgaz Skënderi (ishte dënuar me 11 vite burg)

8 vite Enrik Skënderi (ishte dënuar me 10 vite burg)

4. 9 vite Alfred Proko ( ishte dënuar me 10 vite burg në mungesë)

Ndërkohë që për Beqo Brahimin është pushuar çështja ndaj tij. Ai ishte dënuar me 8 vite burg nga Krimet e Rënda dhe Apeli i GJKKO vendosi ta pushojë çështjen, pasi ky person është dënuar me vendim të formës së prerë për të njëjtat vepra penale. Ky është procesi i dytë penal për grupin e Lazaratit në lidhje me kundërshtimin e Policisë, shkatërrimin dhe dhunën në ngjarjet e vitit 2014 kur Policia vendosi të ndërhyjë për të ndaluar kultivimin e kanabisit në këtë zonë. Paralelisht njëri nga të dënuarit Arbjon Aliko është dënuar edhe për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha./ZËRI

Poll

MOS HUMB