Aktualitet

Gjykata serbe vendos t’i ndalojë hyrjen në Kosovë Radoiçiçit

D.XH
Gjykata serbe vendos t’i ndalojë hyrjen në Kosovë
Radoiçiç

BEOGRAD – Gjykata serbe ka refuzuar kërkesën e bërë nga Prokuroria për të caktuar masën e paraburgimit për personin që dyshohet se ishte organizatori i sulmit terrorist të Banjskës, më 24 shtator.

Gjykata, në vend të paraburgimit, ka caktuar për Milan Radoiçiç, që ai “të mos dalë nga vendbaimi i tij”. Sipas vendimit, Radoiçiç nuk ka të drejtë që të dalë nga Serbia dhe as të futet në Kosovë.

Po ashtu, gjykata ka vendosur që Radoiçiç të paraqitet në stacionin e policisë në datat 1 dhe 15 të çdo muaji. Po ashtu, atij iu sekuestrua dokumenti i identifikimit, që është pasaporta serbe.

Gjykata “i ka tërhequr vëmendjen, se mund të ndalohet, në rast se shkel vendimet që janë dhënë ndaj tij”.

Çfarë ndodhi në veriun e Kosovës më datë 24 shtator?

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Kosova u trondit nga një sulm në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij.

Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat. Autorësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiç, i cili gjithashtu hoqi dorë nga posti si nënkryetar i Listës Serbe./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB