Aktualitet

Gjyshërit rrëmbyen djalin, e ëma përlotet para kamerave: Dua djalin tim, të çohet shteti në këmbë

Në një rrëfim për mediat, e ëma me lot në sy ka kërkuar që t'i kthehet fëmija.

k.m.
Gjyshërit rrëmbyen djalin, e ëma përlotet para kamerave: Dua
Nëna e djalit

DURRËS- Një fëmijë 3-vjeçar ka humbur në Durrës prej ditësh, pasi është marrë nga gjyshërit në takimin e përjavshëm. Në një rrëfim për mediat, e ëma, Ille Gjuni me lot në sy ka kërkuar që t'i kthehet fëmija. Ndaj edhe njëherë i ka bërë apel të gjithë instancave shtetërore që t'ja rikthejnë djalin, që nuk dihet se ku e ka, duke fajësuar ish-vjehërrit e saj si fajtorë për rrëmbimin e të miturit. 

MOMENTI ME VIDEO: 

“E lija djalin përditë atje. Të shtunën i mora në telefon dhe më thanë nuk ta sjellim. Më vendosi kushte që ta merrte ai djalin. Ai nuk tregon se ku është fëmija. Unë jam nga Dibra, ata janë nga Kukësi me origjinë. Vetëm këtë djalë kam. Dua çunin tim, asgjë. Shteti, Policia të më sjellin çunin. Po bëj 4 ditë që nuk e di ku është. Që kur ka vdek burri ata nuk janë mirë. Unë po jetoj tek babi,"-bën me dije e ëma e djalit.

INTERVISTA E PLOTË: 

Kur ka humbur jetën bashkëshorti juaj?
Nëna: Ka 1 vit e 2 muaj që ka vdekur dhe ata duan që të marrin çunin, që në fillim kanë dashur të ma merrnin. Kam ikur me zor. Thoshin 'të rrijë me ne'. Ma mori vjehrri dhe vjehrra. Ia lija unë çdo fundjavë, jo me ligj. I thosha ikim tek ligji, ata nuk pranonin. Ia kam lënë vetë ngaqë kanë keq. E lija disa orë, nga ora 9 e mëngjesit deri në 3 pasdite. Atë ditë nuk e kanë sjellë. Kur shkoi ora 3 i mora në telefon. Thanë që nuk ta sjellim më.
Çfarë bëtë ju?
Nëna: Direkt shkova në Polici, shkova tek shtëpia e tij, nuk ishin aty. I denoncova.
Çfarë ka bërë Policia?
Nëna: E kanë marrë në telefon, u ka bërë presion edhe atyre që nuk e sjell djalin. Vetëm kur të ma japi mua djalin, kërkonte kushte. Donte që ta marrë ai që të mos dalë jashtë shtetit. Ai nuk tregon se ku është fëmija. Thotë që nuk e di.
Nga jeni ju me origjinë?
Nëna: Ata janë nga Kukësi, unë jam nga Dibra. Duan që ta marrin ata djalin. Ata jetojnë këtu, por janë nga Kukësi me origjinë.
Çfarë kërkoni ju si nënë?
Nëna: Dua djalin tim, asgjë tjetër. Të ma sjellin djalin. Po bëhet 4 ditë që nuk e kam parë ku është.
Si ka qenë marrëdhënia me ta?
Nëna: Nuk ka qenë e mirë. Jam ndarë dhe kam ikur tek shtëpia e babit, në Durrës, i kemi afër me shtëpi.
A i ke vajtur në shtëpi e keni kërkuar djalin?
Nëna: Nuk janë, thonë që nuk janë këtu, kanë ikur larg. Asnjë nuk e di se ku janë. Po presim, po pyesim, po ata nuk tregojnë asgjë. Unë dua fëmijën tim, të gjendet sa më shpejt. Ka 4 ditë që nuk është./ZËRI

Poll

MOS HUMB