Aktualitet

Godasin policin me grushte dhe i marrin armën, e pësojnë 2 të rinjtë

Efektivët arrestuan një 34-vjeçar dhe proceduan një 33-vjeçar, pasi kanë goditur me grushte një polic jashtë shërbimit, duke i marrë edhe armën.

D.XH
Godasin policin me grushte dhe i marrin armën, e pësojnë 2
Policia e Tiranes

TIRANË – Policia ka arrestuar një 34-vjeçar dhe ka proceduar bashkëpunëtorin e tij, pasi së bashku, kanë goditur me grushte një polic, që ishte jashtë shërbimit.

Të rinjtë, pasi kanë dhunuar efektivin jashtë shërbimit, i kanë marrë armën dhe janë larguar.

34-vjeçari më pas u vetëdorëzua në polici, ndërsa ka dorëzuar edhe armën e policit të dhunuar. Bashkëpunëtori i tij, 33-vjeçar u procedua në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin R. N., 33 vjeç, banues në Kamëz.

Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në rrugën "Foto Xhavella", dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte një shtetas, (punonjës Policie jashtë shërbimit), i kanë marrë armën e shërbimit, dhe më pas janë larguar.

34-vjeçari është vetëdorëzuar më pas në Polici, ku ka dorëzuar dhe armën e punonjësit të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB