Aktualitet

Goditet banda në Itali! Familja shqiptare në krye të trafikut të drogës (EMRAT)

Në kuadër të operacionit në pranga kanë rënë 18 shqiptarë dhe një italian, të cilët në drejtim nga familja shqiptare kanë lëvizur sasi të mëdha marijuanë, kokainë, hashash dhe heroinë. 

k.m.
Goditet banda në Itali! Familja shqiptare në krye të trafikut
foto ilustruese

ITALI- Një bandë e trafikut të drogës, e cila drejtohej nga një familje shqiptare është shkatërruar në Itali. Sipas burimeve nga mediat italiane në krye të bandës ishin babai, nëna dhe djali, të tre me banim në Ponte di Piave në provincën e Trevisos të cilët u arrestuan në Tiranë, më 16 nëntor. Policia e Shtetit shqiptar njoftoi dje se ka vënë në pranga në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar antidrogë Ardian Korriku, 54 vjeç, Jurgen Korriku, 27 vjeç dhe Etleva Adami 46 vjeç. Familja ka lëvizur sasi të mëdha marijuanë, kokainë, hashash dhe heroinë. 

Në kuadër të operacionit u prangosën 19 persona, 14 nga të cilët u lanë në qeli dhe 5 në ‘arrest shtëpie’. Në pranga kanë rënë 18 shqiptarë dhe një italian, ky i fundit shofer kamioni. Operacioni ka zgjatur për më shumë se 2 vjet dhe u koordinua nga Zyra e Prokurorit të Qarkut të Venecias. Mes anëtarëve të bandës ishte edhe Fatos Hasku, ish-efektiv i policisë kufitare në Durrës.

Në total u sekuestruan 420 kilogramë drogë me vlerë mbi 34 milionë euro. Bëhet fjalë për 70 kilogramë kokainë, 66 për heroinë, 206 për hashash dhe 80 kilogramë marihuanë. Përveç 19 të arrestuarve, hetimet kanë zbuluar se bëhet fjalë për një organizatë të trafikut të drogës që transportonte drogë nga Holanda përmes Gjermanisë, në Itali dhe nga Shqipëria në Itali. Në hetim si anëtarë të kësaj organizate ishin gjithsej 65 persona, kryesisht shqiptarë dhe italianë të cilët kishin role të ndryshme në këtë trafik droge’ shpjegon Guardia di Financa.

Hetimet, të nisura gati tre vjet më parë dhe të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Venecias, u zhvilluan pas arrestimit të një shqiptari dhe një gruaje italiane, të ndaluar në Padova në janar 2020 dhe sekuestrimin e 2 kilogramëve heroinë që u gjet në makinën e çiftit. Droga vinte e fshehur nëpër makina nga Holanda, në Gjermani e Shqipëri e më pas në Itali. Corrierët e drogës ishin në provincat Bari, Ancona, Arezzo, Bergamo, Bologna, Modena, Novara, Ravenna, Udine, Venecia dhe Verona.

Poll

MOS HUMB