
SPANJË- Një bandë grabitësish është goditur nga autoritetet spanjolle. Policia spanjolle, në kuadër të operacionit “Senda” ka zbërthyer një celulë të një organizate kriminale, me origjinë shqiptare, dedikuar kryerjes së krimeve kundër pronës.
Polica vendosi në pranga 8 anëtarë shqiptarë, si autorë të dyshuar për grabitjet e ndodhura. Bëhet fjalë për Marjan Ndoj, 28 vjeç, Anton Nikolli, 31 vjeç, Anton Kola, 32 vjeç, Romario Balliu, 30 vjeç, Gerald Hoxha, 25 vjeç, Taulant Kolaj, 28 vjeç, Mikael Lazi, 27 vjeç dhe Arben Lazri, 51 vjeç.
Fillimisht u arrestuan dy prej anëtarëve të grupit, ndërsa 6 prej tyre u vunë në pranga ditën e sotme. Arrestimet u kryen në një pronë të vendosur në një zonë të izoluar të qytetit të Comares në Malaga. Sipas raportimeve grupi kriminal ka kryer 18 grabitje me forcë në banesa në kryeqytetin Malaga.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre policia sekuestroi 1 pistoletë, 10.000 euro cash, mjete për të kryer grabitje, një çantë reagentësh për të kontrolluar nëse një material është prej ari, bizhuteri, një koleksion monedhash dhe pullash, veshje të përfshira në vepra penale, dy automjete, dokumentacion dhe qese me marijuanë. Hetimi mbetet i hapur, ndërsa agjentët nuk përjashtojnë mundësinë që të arrestuarit të jenë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera të së njëjtës natyrë.