
SHKODËR- Ndryshimi i drejtimit të Bashkisë së Shkodrës, me zgjedhjen e socialistit Benet Beci, ka bërë që qyteti verior të përkujtojë për herë të parë datën e Çlirimit në 29 Nëntor, dhe jo në 28 Nëntor siç pretendojnë demokratët.
Të pranishëm në homazhet që u kryen në varrezat e dëshmorëve, kanë qenë personazhe të politikës, por që kanë munguar zyrtarë nga opozita. Ajo që vihet re është se në varreza është vendosur ylli komunist. Ndërkohë komunistët bënë thirrje për diktatorin “Enver Hoxha, Enver Hoxha”.
Sekretari i Partisë Komuniste Gjon Bruçi gjate ceremonisë në varrezat e dëshmorëve në Shkodër në përkujtim të Çlirimit te Shqipërisë, nderoi me grushtin komunist pranë ushtarit te panjohur. Bruçi thotë se komunizmi dhe diktatura e Enver Hoxhës nuk kreu asnjë krim ndaj popullit shqiptar.