Aktualitet

SKEMA: Si shqiptarët në Londër trafikonin kokainë nga një berberhane

Ajo që nga jashtë dukej si një berberhane ishte në fakt qendra e një rrjeti të organizuar trafiku dhe lojrash ilegale bixhozi, ku trafikantët vendosnin baste me mijëra paundë dhe ‘shërbeheshin nga kameriere joshëse'.

f.t
SKEMA: Si shqiptarët në Londër trafikonin kokainë nga
anëtarët e bandës

BRITANI E MADHE- Një bandë shqiptare është goditur në Britaninë Madhe. Grupi i përbërë nga shqiptarë vlerësoheshin nga mediat vendase si ‘kontrolluesit e tregut të kokainës në dy dekadat e fundit në vend’. "The Sun" ka zbuluar detaje nga mënyra se si funksiononte banda dhe mënyrën se si trafikohej droga.

Ajo që nga jashtë dukej si një berberhane ishte në fakt qendra e një rrjeti të organizuar trafiku dhe lojrash ilegale bixhozi, ku trafikantët vendosnin baste me mijëra paundë dhe ‘shërbeheshin nga kameriere joshëse'. Hyrja e paligjshme u zbulua nga policët që gozhduan dy vëllezër shqiptarë që përdornin kokainë nga Londra Juglindore në Midlands. Dyshja, Edmond dhe Eduard Hazirit fitonte deri në 4,000 paund në ditë me një rrjet rumunësh që furnizonin me drogë Derbyshire, Leicestershire dhe Staffordshire. Droga u shitej 145 përdoruesve çdo ditë e palosur në biletat e lotarive. 

Policia ra në gjurmët e rrjetit kriminal pasi gjurmoi më shumë se 1 milionë mesazhe e komunikime të tyre në platforma si WhatsApp apo telefonata të dyshimta. Dy vëllezërit bënin një jetë luksi duke blerë ora Rolex apo veshje mode nga firma si Alexander McQueen, Louis Vuitton e Moncler. Edmondi, 36 vjeç, zotëronte një zinxhir ari të ndritshëm të veshur me diamante me vlerë 30 karat.

Në biseda u zbula se dy vëllezërit kontaktuan kushëririn e tyre shqiptar Gazmend Hoxha, 47 vjeç, dhe një shok të vjetër të shkollës, Alban Krasniqi, 34 vjeç, për të vepruar si ndërmjetës për “Eddie Line”, të quajtur sipas një lavazhi që babai i tyre dikur drejtonte.

Në gjykatën e Derby u tha se banda kishte trafikuar rreth 9kg kokainë me një vlerë tregu prej më shumë se 1 milionë paundë. Nëntë anëtarë u burgosën për një total prej 70 vjetësh, duke përfshirë nga 15 vjet burg secili për dy vëllezërit. Hoxha u dënua me 11 vjet kurse Krasniqi nëntë. Ata pritet të apelojnë vendimin.

Poll

MOS HUMB