Aktualitet

'Jam viktimë e skllavërisë moderne', shqiptari i dënuar për drogë në Britani kërkon lirinë: U detyrova

Policia britanike e akuzon 32-vjeçarin për trafik kokaine të cilësisë “Premium”.

E.K
'Jam viktimë e skllavërisë moderne', shqiptari i
Foto ilustruese

BRITANI- “Jam viktimë e skllavërisë moderne”, ky ishte pretendimi i një të riu shqiptar, i cili doli para Gjykatës së Lartë në Britani për të kërkuar pafajësinë dhe lirimin nga burgu pas akuzave të ngritura ndaj tij për trafik droge. Para togave të zeza, shqiptari ka treguar se ishte i detyruar të shiste drogë pasi në të kundërt anëtarët e bandës do ta vrisnin. Policia britanike e akuzon 32-vjeçarin për trafik kokaine të cilësisë “Premium”.

32-vjeçari, i cili u kap me 20 mijë euro kokainë, tha para Gjykatës se paraburgimi i tij ishte i paligjshëm dhe i kërkoi një gjyqtari të lartë të konsideronte lejimin e tij për të aplikuar për ‘lirim të përkohshëm’, lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi, ose për lirim me kusht imigracioni nëse refuzohej masa e përkohshme.

Ndërkohë siç raportojnë mediat britanike Gjykata vendosi se ai nuk mund të identifikohej, por publikoi rezultatin e seancës anonime në interes të publikut. Pritet që ai të dëbohet brenda 6 muajve të ardhshëm./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB