
KUÇOVË- Janë vjedhur gjatë natës 220 mijë lekë në Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve në Kuçovë.
Mësohet se grabitësit, kanë hyrë nga njëra prej dritareve të kësaj drejtorie dhe pasi kanë shqyer kasën me levë, kanë marrë 2 milion e 200 mije lekë (të vjetra) që ndodheshin brenda saj.
Kanë qenë punëtorët e kësaj drejtorie, ata që kanë konstatuar vjedhjen, në momentin që kanë hapur zyrën dhe kanë parë kasafortën e shqyer.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Efektivët e policisë janë duke marrë në pyetje punonjësit e kësaj drejtorie si dhe po kërkojnë gjetje e kamerave të mundshme të bizneseve përreth kësaj drejtorie, pasi vetë institucioni nuk ka kamera, gjë që e bën të vështirë identifikimin e autorëve.