Aktualitet

Vidhet dyqani celular pranë Policisë së Tiranës, autori largohet i qetë (FOTO)

Hajduti është një djalë tek të 20-tat dhe në kokë mban një kapele.

F.m
Vidhet dyqani celular pranë Policisë së Tiranës, autori
Drejtoria e Policisë së Tiranë dhe hajduti

TIRANË- Një biznes në rrugën "Myslym Shyri" në kryeqytet, vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë Tiranë kanë rënë pre e vjedhjes mbrëmjen e kësaj të marte. Hajduti, veshur me bluzë të kuqe e një palë xhinse, ka hyrë brenda dyqanit celular dhe ka marrë prej aty një shumë parash.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës bën me dije se i riu që ende nuk është identifikuar kishte me vete dhe një armë zjarri, por deri më tani nuk dihet nëse e ka përdorur atë gjatë vjedhjes.

Zëri.ai ka siguruar foton ekskluzive të autorit. Nga pamja, duket se hajduti është një djalë tek të 20-tat dhe në kokë mban një kapele. Nuk dihet ende se sa para ka vjedhur i riu brenda dyqanit. Pavarësisht se drejtorinë e uniformave blu e kishte vetëm pak metra larg, ai është larguar i qetë.

Vidhet dyqani celular pranë Policisë së Tiranës, autori
Hajduti brenda dyqanit

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 10.10.2023, rreth orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me kostum të kuq dhe me kapele, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, ka vjedhur një shumë parash në një biznes, dhe më pas është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB