Aktualitet

Grabiti Exchange-in në Tiranë/ Policia: 5 mijë euro shpërblim kush jep informacion

Policia ka publikuar foton e autorit, duke ofruar 5 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion që çon në kapjen e tij.

f.t
Grabiti Exchange-in në Tiranë/ Policia: 5 mijë euro
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një pikë e këmbimit valutor është grabitur në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit. Një person i veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në pikën e këmbimit valutor, dhe më pas është larguar.

Policia ka publikuar foton e autorit, duke ofruar 5 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion që çon në kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB