
BRITANI E MADHE- Një shqiptar doli para gjykatës pasi akuzohej për grabitjen e rezidencës luksoze të futbollistit Raheem Sterling gjatë kohës që ai përfaqësonte Anglinë në Kupën e Botës. Sipas Dailymail, Emiliano Krosi, 23 vjeç, dyshohet se ka marrë pjesë në 33 vjedhje, përfshirë grabitjen e shtëpisë së sulmuesit të Chelsea-t, ku u morën 7 milionë paund, para cash dhe bizhuteri.
Në grabitje u vodhën xhevahire dhe ora me vlerë 300 mijë paund. Sterling, 28 vjeç, u kthye në shtëpi vetëm disa orë përpara ndeshjes vendimtare të Anglisë me Senegalin në Katar, vitin e kaluar. Sulmuesi u mor në pyetje nga detektivët që hetonin vjedhjen, ndërsa në pranga ra Krosi.
Gjatë seancës në Gjykatën e Guildford Crown këtë mëngjes ai foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij përmes një përkthyesi.
Avokatit të akuzës, Laurence Imrie iu dha afat deri më 6 tetor për t'i dorëzuar të gjitha provat. Çështja u shty dhe një gjyq 10-ditor para gjykatësitRufus Taylor u caktua për në shkurt të vitit të ardhshëm./Zëri.ai