Aktualitet

Grabiti dhe bëri për spital të moshuarin, pranga 19-vjeçarit në Gramsh

I riu i ka marrë të moshuarit 55 mijë lekë

E.K
Grabiti dhe bëri për spital të moshuarin, pranga
Klajdi Jaupi, i riu i arrestuar

GRAMSH- Një 19-vjeçar i identifikuar si Klajdi Jaupi është arrestuar nga policia e Gramshit pasi dhunoi dhe grabiti një të moshuar në qytet.

I riu i grabiti 55 000 lekë të moshuarit 82-vjeçar banues në fshatin Gjerë, të cilat Policia i ka gjetur dhe i ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

I moshuari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB