Aktualitet

Grabiti me armë “Maxi Market”, arrestohet pas 12 orësh autori (emri)

Autori i armatosur me një kallashnikov grabiti një shumë të madhe parash

E.K
Grabiti me armë “Maxi Market”, arrestohet pas 12 orësh
Marketi ne Kavaje

KAVAJË- Policia ka vënë në pranga autorin e grabitjes së ‘Maxi Market’ në zonën e Qerretit, nën kërcënimin e armës. Everest Shala, 25-vjeç është vënë në prangat e policisë, disa orë pas grabitjes.


Njoftimi i policisë:

Policia identifikon, kap dhe arreston brenda 12 orëve, autorin e vjedhjes nën kërcënimin e armës, të një shume parash, në një market.

Falë reagimit në kohë, inteligjencës policore dhe veprimeve profesionale hetimore u identifikua, u kap dhe u vu në pranga 25-vjeçari, banues në Qerret.

Menjëherë pas njoftimit për vjedhjen me armë, të një shume parash, rreth orës 18:40, të datës 29.02.2024, në një market me ushqime, në Qerret, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të identifikuar autorin e rastit.

Si rezultat i këtyre veprimeve, këqyrjes së kamerave dhe punës së inteligjencës policore, brenda 12 orëve, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. Sh., 25 vjeç, banues në Qerret.

Vijin puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Poll

MOS HUMB