Bota

Greqia heq pjesërisht ndalim e transportit të kafshëve pas infektimit me murtajë

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se duke filluar nga e hëna (19 gusht), do të lejohet lëvizja e kafshëve për therje në ato rajone që nuk janë prekur nga shpërthimi i virusit.

M.M
Greqia heq pjesërisht ndalim e transportit të kafshëve pas
Foto ilustruese

GREQI-  Në korrik, Greqia regjistroi për herë të parë praninë e virusit të murtajës së dhive, të njohur si Peste des Petits Ruminants (PPR), një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek dhitë dhe delet. Ndërkohë që virusi nuk përbën rrezik për njerëzit, ai mund të shkaktojë vdekjen e 70% të kafshëve të infektuara.

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se duke filluar nga e hëna (19 gusht), do të lejohet lëvizja e kafshëve për therje në ato rajone që nuk janë prekur nga shpërthimi i virusit.

“Lëvizja e kafshëve për therje do të lejohet nga e hëna në njësitë rajonale që nuk janë prekur nga murtaja e ripërtypësve të vegjël”

Murtaja ka prekur mbi njëzet ferma dhe ka rezultuar në vrasjen e mijëra kafshëve gjatë javëve të fundit. Sipas protokolleve të vendosura nga Bashkimi Europian, një rast i vetëm i zbuluar çon në eliminimin e të gjithë tufës për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

Më herët si masë mbrojtëse, Shqipëria ndaloi importin e dhënëve, dhive dhe lopëve nga Greqia, Turqia dhe Rumania për shkak të “sëmundjes së pestë të ruminantëve të vegjël.” Paralelisht, janë marrë masa mbrojtëse ndaj sëmundjes së influencës aviare me patogjenitet të lartë të shpendëve, të shfaqur në Bullgari, Norvegji, Itali dhe Moldavi./ ZËRI

Poll

MOS HUMB