Aktualitet

Greqia nuk lejon hyrjen e shqiptarëve pa leje qëndrimi? Ambasada në Athinë SQARON situatën

Po ashtu, Ambasada bën me dije se hyrjet dhe daljet e tyre mund të bëhen vetëm nëse disponojnë vërtetimin e vlefshëm të aplikimit për pajisje për herë të parë me leje qëndrimi në Greqi ose ripajisje me leje qëndrimi.

E.K
Greqia nuk lejon hyrjen e shqiptarëve pa leje qëndrimi? Ambasada
Ambasada e Shqipërisë, Athinë

ATHINË- Ambasada e Shqipërisë në Athinë ka reaguar këtë të martë në lidhje me vendimin e Qeverisë greke për lejet e qëndrimit të shtetasve të huaj që jetojnë në shtetin grek. Selia diplomatike e Shqipërisë në Athinë sqaron se të gjithë ata shqiptarë të cilët janë në proces aplikimi për pajisje/ripajisje me leje qëndrimi dhe posedojnë vërtetimin përkatëse mund të hyjnë dhe dalin lirshëm nga 31 marsi deri në 31 dhjetor, 2024. Po ashtu, Ambasada bën me dije se hyrjet dhe daljet e tyre mund të bëhen vetëm nëse disponojnë vërtetimin e vlefshëm të aplikimit për pajisje për herë të parë me leje qëndrimi në Greqi ose ripajisje me leje qëndrimi.

Greqia nuk lejon hyrjen e shqiptarëve pa leje qëndrimi? Ambasada
Vendimi

REAGIMI I AMBASADËS:

Pas komunikimeve të vazhdueshme të Ambasadës Shqiptare në Athinë me institucionet kompetente Greke, ju bëjmë me dije se:

Me Vendimin Nr. ????????????????/????/????????-????????’, publikuar në Fletoren Zyrtare të Qeverisë së Republikës Greke, sot, në datën ???????? ???????????????? ????????????????, mbi “Daljen dhe rihyrjen e shtetasve të huaj të vendeve të treta me leje qëndrimi, afati i vlefshmërisë së të cilave ka përfunduar dhe të shtetasve të huaj të vendeve të treta që kanë aplikuar për pajisje me leje qëndrimi”, përcaktohet se:

Gjatë periudhës ????????-????????-???????????????? deri më ????????-????????-????????????????, lejohet dalja në një vend të tretë, me përjashtim të vendeve anëtare të shengenit, dhe rihyrja e shtetasve të vendeve të treta që banojnë ligjërisht në Greqi, mbajtës të:

Një vërtetimi të vlefshëm aplikimi për pajisje për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi, sipas neneve 10 dhe 11 të ligjit nr. 5038/2023 ose

Një vërtetimi të vlefshëm të posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, sipas nenit 16 të ligjit nr. 5038/2023, me kusht që të dalin nga Greqia brenda periudhës së sipërpërmendur dhe të posedojnë pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi të njohur nga Greqia.

Nga ky Vendim përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në proces aplikimi për pajisje/ripajisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës.

Për më tepër informacion, lutemi, referojuni lidhjes????:

https://ëëë.et.gr/api/Doënload_Small/?fek_pdf=20240201761

Për çdo paqartësi apo informacion shtesë mos hezitoni të kontaktoni Ambasadën në nr. e ????????????-???????????????????????????? ose/dhe nëpërmjet adresës elektronike ???? ????????????????????????????.????????????????????????@????????????.????????????.????????./ZËRI

Poll

MOS HUMB