Aktualitet

Greqia paralizohet për pashkët katolike, bllokohen për 2 ditë të gjitha pikat e kalimit kufitar

Asnjë mjet nuk do të lejohet që të kalojë në pikat kufitare

E.K
Greqia paralizohet për pashkët katolike, bllokohen për 2
Pika e kalimit kufitar ne kakavije

GREQI- Doganat në Greqi kanë paralajmëruar nisjen e një greve dyditore, nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 04 prill në 08.00 të mëngjesit.

Si pasojë e grevës pritet që të bllokohet lëvizja e e mjeteve në të dy anët e kufirit, që lidhin Greqinë me vendet e rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Probleme do të ketë edhe për lëvizjen e mallrave në portet dhe aeroportet e vendit.

Përsa i përket doganave greke që janë porta hyrëse me vendin tonë, stafi në to paralajmëroi pjesëmarrje të gjerë në grevë, duke nnënkuptuar se asnjë mjet nuk do të mund që të kalojë në kufi.

Të vetmit që do të lejohen, janë këmbësorët të cilët kalojnë pa bagazhe dhe çanta.

Sindikata e doganave tha se vendimi për fillimin e grevës ishte i pa shmangshëm pasi qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga pikat e kërkesave të kësaj sindikate.

Sindikata nuk pranoi ti përgjigjet pyetjeve të mediave vendase në lidhje me problemet që mund të shkaktohen prej kësaj greve pasi ajo përkon me ditët pas pashkës katolike dhe gjatë atyre ditëve do të ketë levizje të shtuar qytetarësh në dogana, por edhe kërkesë të shtuar për mallra.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB