
BRITANI E MADHE- Ervis Llani dhe Xhiljan Stafaj janë dy shqiptarët që u arrestuan më 27 shkurt në Britani, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.Ervis Llani dhe Xhiljan Stafaj u përpoqën të ngjiteshin në çati në përpjekje për të shpëtuar nga magazina e Daybrook kur policia e bastisi atë më 27 shkurt të këtij viti.
Sot dy bashkatdhetarët dolën para Gjykatës, ku iu komunikua masa e sigurisë. Ata u dënuan me nga 14 muaj burgim secili. Pas përfundimit të dënimit ata do të deportohen në Shqipëri, raportojnë mediat e huaja.
Ashtu si shumë shqiptarë, dy të rinjtë kishin mbërritur në Britani ilegalisht disa javë më parë me një varkë nga Franca. Ata shkuan në Britani për të fituar të ardhura për familjet e tyre. Ervis Llani ka thënë para autoriteteve britanke se shkoi në Angli per te shlyer një borxh prej 10,000 paund që i ati i tij kishte në Shqipëri./ZËRI