Aktualitet

Grevë urie në 41-biss në Peqin! Të burgosurit ankohen për kushtet e izolimit

Prej 3 ditësh 7 të burgosurit refuzojnë ushqimin dhe kanë ngritur disa kërkesa.

f.t
Grevë urie në 41-biss në Peqin! Të burgosurit ankohen
foto ilustruese

PEQIN-Të burgosurit e Peqinit në regjimin 41-biss janë futur në grevë urie. Shkak i këtij vendim të marrë nga të dënuarit mësohet se janë kushtet në të cilat mbahen të izoluar. Prej 3 ditësh 7 të burgosurit refuzojnë ushqimin dhe kanë ngritur disa kërkesa. 

Të dënuarit kërkojnë:

Të lejohet futja e ushqimit nga familjarët.

Të lejohet të blejnë ushqime.

Të kenë ndriçim të hapur nga dritarja, jo me zgarë.

T’u lejojen të gjitha kanalet TV, pasi me vendim të AMA-s u lejohen vetëm 5 kanale televizive, kryesisht programe edukuese.

Të burgosur në regjimin 41-biss janë: Sokol Mjacaj, Albert Ilir Kupa, Aldo Hoxha, Anterio Koaloshi, Fatmir Pjetro, Erion Veziaj dhe Nikolin Topalli.

Çfarë është regjimi 41 biss?

Thelbi i regjimit “41-biss” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz jashtë. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kenë komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që janë në burg. Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikte, ku saktësohet maksimumi 1 takim në muaj. Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minutëshe në muaj, edhe ajo e regjistruar./ZËRI

Poll

MOS HUMB