Aktualitet

Groposte kokainën në kopsht, si u arrestua 39-vjeçari shqiptar në Itali

Pas 15 minutash u përsërit e njëjta skenë, me shqiptarin që shkoi të kopshti, por kësaj here groposi çantën e shpinës.

I.F
Groposte kokainën në kopsht, si u arrestua 39-vjeçari shqiptar
Foto ilustruese

NOVARA- Një shqiptar është arrestuar në Novara, Itali, pasi u kap me 2 kilogramë kokainë. Sipas mediave italiane, ai u arrestua më 15 janar. Autoritetet vendase thanë se kishin marrë informacione për një burrë, i cili, kishte shkuar në një kopsht pranë shtëpisë së tij dhe pasi gërmoi pak mori një çantë shpine dhe e dërgoi në shtëpi.

Pas 15 minutash u përsërit e njëjta skenë, me shqiptarin që shkoi të kopshti, por kësaj here groposi çantën e shpinës.

Për këtë arsye, 39-vjeçari, identitetit i të cilit nuk dihet, u ndalua nga policia. Pas kontrolleve në shtëpinë e tij dhe në kopsht, u gjet çanta e shpinës. Brenda kishte kokainë me peshë 2 kilogramë e 93 gramë. Po ashtu kishte vendosur 1500 Euro, të cilat u sekuestruan. /ZËRI

Poll

MOS HUMB