Aktualitet

'Hap rrugën se kam njerëz në spital'/ Qytetari përplasjet me protestuesit: Ik bëj ç'të duash me Ramën...

Një prej qytetarëve, të cilit iu bllokua rruga nga protesta e opozitës ka kërkuar lirimin e rrugës duke treguar se kishte një person në spital.

k.m.
'Hap rrugën se kam njerëz në spital'/ Qytetari
Pamje nga momenti

RROGOZHINË- Një incident është shënuar në rrethrrotullimin e Rrogozinës. Një prej qytetarëve, të cilit iu bllokua rruga nga protesta e opozitës ka kërkuar lirimin e rrugës duke treguar se kishte një person në spital. Edhe pse dukej i nxehur nga tubimi, i riu nuk hasi në kundërshti nga organizatorët e protestës. Madje personi, të cilit po i drejtohej, teksa fliste me të po shkonte në mjetin e tij për t'i liruar kalimin.  

Qytetari: O vëllai im kam halle. Hapni rrugën se jemi me njeri në spital. Jam me hall o shok, protesto o shok po më hap rrugën. Ik zihu me Ramën, merre këtu, për çfarë të duash por mua më hap rrugën.

Protestuesi: Si njeri po të them se ta hap unë rrugën.

MOMENTI ME VIDEO:

 

Poll

MOS HUMB