Aktualitet

Hapen aplikimet për kredi të buta për punonjësit e Policisë, përfitojnë vetëm 25 efektivë

Nga 90 kuotat që ka Ministra, 15 do të ndahen për Gardën e Republikës; 10 për kuota do të ndahen për gardën, 10 për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa 40 kuota të tjera do të jenë për aparatin përbërës të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të varësisë.

k.m.
Hapen aplikimet për kredi të buta për punonjësit e
Foto ilustruese

TIRANË- Hapen aplikimet për kreditë e buta për Ministrinë e Brendshme. Më 11 mars është hapur procesi i aplikimit, ku 90 kuota janë marrë nga Ministria e Brendshme. Nga ndarja që është bërë nga Ministria e Brendshme, në këtë vit vetëm 25 efektivë të Policisë së Shtetit nga 12 mijë në total do të kenë mundësi që të marrin kredi të buta.

Nga 90 kuotat që ka Ministra, 15 do të ndahen për Gardën e Republikës; 10 për kuota do të ndahen për gardën, 10 për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa 40 kuota të tjera do të jenë për aparatin përbërës të Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve të varësisë. Aplikimi për kredi të butë do të bëhet në portalin e-Albania, ku në bazë të disa kritereve do të bëhet edhe pikët se kush përfiton dhe më pas del në Komision.

Poll

MOS HUMB