
TIRANË- Kjo e mërkurë e 4 tetorit regjistron dhe nisjen e aplikimeve për Lotarinë Amerikane DV 2025. Përmes një njoftimi, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, njofton se aplikimet hapën sot dhe mbyllen më 7 nëntor.
Kështu të gjithë ata që janë në kërkim të ëndrrës amerikane, kanë më shumë se një muaj kohë për t’u regjistruar në programin “DIVERSITY VISA”.
Ashtu si dhe në vitet e mëparshme aplikimi është pa pagesë. Selia diplomatike e SHBA-së në Tiranë, njofton të interesuarit që të lexojnë me kujdes udhëzimit kundër mashtrimeve në faqen: travel.state.gov/dv.
Ndërkohë KUJDES, nëse kryeni më shumë se një aplikim gjatë periudhës së regjistrimit (04 tetor-07 nëntor) do të skualifikoheni./Zëri.ai