Aktualitet

Auditorët e Mjekësisë bosh, Tole: Kush s'nënshkruan kontratën të ndërpresë studimet

Ata që nuk e pranojnë, sipas Toles atëherë mund të ndërpresin studimet.

E.K
Auditorët e Mjekësisë bosh, Tole: Kush s'nënshkruan
Albana Tole

TIRANË- Zëvendësministrja e Arsimit, Albana Tole ka dalë një ditë më parë me një “propozim” për studentët e Mjekësisë.E ftuar në “News 24”, ajo u shpreh se nënshkrimi i kontratës mes shtetit dhe studentëve që zgjedhin degën e Mjekësisë tashmë është fakt. Ata që nuk e pranojnë, sipas Toles, mund të ndërpresin studimet.

Albana Tole: Në momentin që do të përllogaritet tarifa, mund të nënshkruajnë kontratën me Ministrinë e Arsimit, Shëndetësisë dhe Universitetin e Mjekësisë dhe të vazhdojnë studimet e tyre. Ose në rast se nuk duan ta nënshkruajnë këtë kontratë, atëherë mund të ndëpresin studimet e tyre… Ne do i ftojmë nxënësit të regjistrohen.

Pas largimeve masive të mjekëve qeveria shqiptare hartoi një ligj që më pas mori dritën jeshile në Kuvend, që i detyron studentët e Mjekësisë që të punojnë pesë vite pas dioplomimit në sistemin shëndetësor publik ose në të kundërt nuk do të mund të pajisen me diplomë. Kjo është kundërshtuar fort nga studentët, të cilët pas protestave, këtë vit të ri akademik e nisën duke bojkotuar mësimin./Zëri

Poll

MOS HUMB