Aktualitet

Vuçiç me fjalor ‘lufte’: Të mbrojmë dhe ruajmë vendin tonë!

Presidenti serb ka postuar në rrjetet sociale një fjalim drejtuar popullit serb, mbushur përplot nacionalizëm

D.XH
Vuçiç me fjalor ‘lufte’: Të mbrojmë dhe
Vucic

SERBI - Ndërsa tensionet në Kosovë janë akoma të larta, presidenti serb Aleksandër Vuçiç vijon që të ‘furnizojë’ me ‘energji nacionaliste’ serbët.

Vuçiç në një postim në rrjetet sociale, përdor terminologji ‘lufte’, duke iu bërë thirrje serbëve, që ata ‘të jenë krenarë e të mbajnë kokën lart”.

Sipas Vuçiç, serbët duhet ta mbajnë kokën ‘lart’ dhe të ‘luftojnë për vendin e tyre e ta ruajnë atë’.

“Mesazhi im për qytetarët e Serbisë është të mbajmë kokën lart dhe të luftojmë, të luftojmë edhe më fort për Serbinë tonë. Të punojmë më shumë. Të mbrojmë vendin tonë në çdo cep, të ruajmë vendin tone”, ishte deklarata e Vuçiç.

Kujtojmë se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë arritur kulmin kohët e fundit.

Kjo pasi një grup i armatosur serb ka sulmuar Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, duke vrarë efektivin Afrim Bunjaku. Grupi dyshohet se drejtohej nga Milan Radoiçiç.

Kosova ka kërkuar që Radoiçiç dhe grupi terrorist të dorëzohen te autoritetet e Kosovës, ndërsa gjykata serbe e ka liruar ish-numrin dy të Listës Serbe.

Çfarë ndodhi në veriun e Kosovës më datë 24 shtator?

Në orët e para të mëngjesit të së dielës, Kosova u trondit nga një sulm në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij.

Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat. Autorësinë për sulmin e mori Milan Radoiçiç, i cili gjithashtu hoqi dorë nga posti si nënkryetar i Listës Serbe. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB