Aktualitet

Hodhi molotov në protestë duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe gazetarëve, lirohet Bushkolaj

49-vjeçari nga Thumana u arrestua pas protestës së zhvilluar para Bashkisë së Tiranës

E.K
Hodhi molotov në protestë duke rrezikuar jetën e qytetarëve
sokol bushkolaj

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë nën masën e arrestit të shtëpisë Sokol Bushkolajn, i cili në protestën e kësaj e fundit të opozitës hodhi molotov në drejtim të godinës së bashkisë duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe gazetarëve.

Sokol Bushkolaj është një nga personat që reagoi dhunshëm gjatë protestës përpara bashkisë.

Ndaj tij rëndojnë disa akuza, ndërsa për aktin e hedhjes së molotovit në drejtim të qytetarëve dhe gazetarëve, ndaj tij është ngritur akuza vrasje me dashje e mbetur në tentativë.

Ai është ndaluar edhe më herët nga policia në lidhje me tubimin e datës 8 maj, dhe nuk është lënë nën masën e arrestit me burg.

Poll

MOS HUMB