
GREQI- Deshifrimi i platformës Sky ECC ka zbuluar të dhëna të reja për sulmet vrasëse nga kriminelët e huaj në Greqi. Burime për median greke 'To Vima' raportojnë se Holanda dhe Belgjika ka dërguar në Greqi bisedat për të gjetur fakte për autorët, pjesë e mafies shqiptare, por jo vetëm.
Autorët dyshohen se kanë organizuar 5 vrasje në Athinë, por edhe në Mykonos, Santorini dhe Kretë.
Në Greqi nuk operojnë as një e as dy mafie të huaja, siç zbulohet nga të dhënat që disponon Policia e Athinës dhe që vijnë nga deshifrimi i shkëmbimit të qindra mijëra mesazheve dhe fotove përmes “platformës së sigurisë” Sky ECC, përdorur deri në vitin 2021 masivisht nga 171,000 të dyshuar në të gjithë Evropën, Amerikën.
/ZËRI