Aktualitet

Hotele të shkrumbuar dhe pisha të djegura, pasojat katastrofike të zjarrit në Shëngjin

Zjarri në Shëngjin ka lënë pasoja të mëdha natyrore dhe materiale. Përhapja e flakëve gjatë ditës së djeshme kërcënuan jetën e banorëve.

I.F
Hotele të shkrumbuar dhe pisha të djegura, pasojat katastrofike
Shëngjin

SHËNGJIN- Zjarri që pushtoi dje Shëngjinin ka shkaktuar pasoja të mëdha. Sipas disa videove, disa banesa dhe hotele janë djegur nga flakët që kërcënuan jetën e banorëve të kësaj zone.

Pavarësisht dëmeve të mëdha materiale, të pallogaritshme janë dhe dëmet në mjedis. Pisha të tëra janë shkrumbuar si dhe bimësia përreth kësaj zone, ndërsa ende në kodër ka vatra të vogla zjarri.

Në Ranën e Hedhun, ku situata dje ishte me kritike, deri më tani duket të jetë nën kontroll. Edhe në qendër pranë kishës katolike, ku zjarri u aktivizua mbrëmë në orët e vona, vatrat janë izoluar.

Vijon ende puna e zjarrfikësve në terren, por me intensitet më të ulët. /ZËRI/

Poll

MOS HUMB