BRUKSEL- Organizata joqeveritare "Human Rights Watch" (HRW) ka lëshuar një paralajmërim drejtuar Bashkimit Europian dhe Mbretërisë së Bashkuar se duhet të ndalojnë së trajtuari Ballkanin "si një depo për emigrantët" dhe të rishqyrtojnë planet e tyre. Në mesin e marsit, BE-ja hapi rrugën për krijimin e qendrave për emigrantë, përmes një mekanizmi që u lejon shteteve anëtare të hapin këto qendra në vende jashtë BE-së për të dërguar atje njerëz. Në këto qendra, si psh. ajo e Gjadrit në Lezhë, do të vendosën emigrantë, kërkesa e të cilëve për azil është refuzuar.
Dy muaj më vonë, duke marrë shembullin e Italisë, kryeministri britanik Keir Starmer njoftoi se kishte filluar bisedimet për të krijuar këto "qendra kthimi" jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Edhe pse ai nuk specifikoi se me cilat vende i ka filluar këto bisedime, Ballkani është një objektiv kryesor: Starmer që atëherë ka folur me Shqipërinë, e cila tashmë strehon qendra kthimi për refugjatët që vijnë nga Italia. Dhe Mbretëria e Bashkuar njoftoi javën e kaluar një paketë investimesh prej gjashtë miliardë eurosh në Maqedoninë e Veriut.
“Në vend që ta trajtojnë Ballkanin si një vendgrumbullim për emigrantët, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar mund të luajnë një rol të rëndësishëm duke mbështetur zhvillimin e sistemeve funksionale të azilit,”- tha sot Human Rights ëatch, duke u përqendruar veçanërisht në situatën në Bosnjë.
"Komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndihmojë këtë vend të përmirësojë atë që ekziston tashmë për të mbrojtur azilkërkuesit dhe emigrantët, jo ta inkurajojë atë të marrë masa që vetëm sa do t’i përkeqësojnë gjërat. Shtimi i azilkërkuesve, të refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar ose ndoshta nga Bashkimi Evropian, në sistemin tashmë problematik të paraburgimit të Bosnjës vetëm sa do të përkeqësonte problemet ekzistuese dhe do të përkeqësonte rreziqet e abuzimit,”- shpjegon Hugh ëilliamson, drejtori i OJQ-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, i cili flet gjithashtu për akses të kufizuar te avokatët dhe mungesën e aktivitetit fizik dhe ajrit të pastër.
OJQ-ja kujton se në vitin 2023, Bosnja njohu statusin e refugjatit vetëm për katër persona - nga 147 aplikime gjithsej./ZËRI