Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçarja shqiptare në Itali

Autopsia do të jetë vendimtare për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

F.I
Humb jetën 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Ariana Herri

ITALI-Një 23-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në Padova të Italisë. Sipas mediave italiane, Ariana Herri, ka ndërruar jetë në spitalin e Padovës nga miokarditi. Fillimisht e reja shfaqi simptoma të lehta, si kollë dhe ftohje. 

23-vjeçarja e transportuar fillimisht në Ca’ Foncello në Treviso dhe më pas në Padova iu nënshtrua kujdesit intensiv. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi t’ia dilte dhe ndërroi jetë. Autopsia do të jetë vendimtare për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes. Muajt e fundit ajo kishte vuajtur nga sulme paniku dhe takikardi, të lidhura me një periudhë të vështirë pas përfundimit të një lidhjeje dashurie ndërsa në spital kishte shkuar me të vjella.

Ariana u përshkrua nga rrethi i saj si një vajzë gazmore, e apasionuar pas muzikës dhe kërcimit. Lamtumira e fundit do t’i jepet të hënën më 27 janar në ora 15:00 në varrezat komunale të Maseradës./ZËRI

Poll

MOS HUMB