
DURRËS- Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka lënë në burg Ilir Koçiljen, që dy ditë më parë vrau fqinjin Halil Koka, pas një sherri për parkimin e makinës.
Në gjykatë, i pandehuri është shfaqur i penduar. Mirëpo, në deklarimet e tij është shfaqur në gjendje të paqëndrueshme mendërisht. Ai ka thënë fillimisht se ka humbur disa tendera përballë mafies, teksa më pas ka shpjeguar sesi ndodhur ngjarja. Sipas tij, kishte më tepër se 3 vite që po e ndiqnin, që ta rrihnin.
Gjyqtarja e çështjes ka kërkuar që të bëhet një ekspertim për gjendjen psikologjike dhe mendore të të pandehurit. Autori i ngjarjes ka qenë i dënuar në vitin 2018 për përndjekjen e një shtetaseje dhe është dënuar 4 muaj e 20 ditë burg.
Ai jeton vetëm në Durrës, pasi familjarët i ka jashtë shtetit. Avokati mbrojtës ka kërkuar arrest me burg me afat dhe të vlerësohet gjendja mendore e Koçiles. Në fund, gjykata vendosi arrest me burg, pa afat./ZËRI/