Aktualitet

'Hummer-i' merr përpara 'Smart-in' në Sarandë

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjeri që udhëtonin me “Smart”.

E.K
'Hummer-i' merr përpara 'Smart-in' në Sarandë
Pamje nga vendi i ngjarjes

SARANDË- Dy persona kanë mbetur të plagosur këtë të hënë pasi u përfshinë në një aksident në aksin rrugor Sarandë-Delvinë. Raportohet se një makinë tip “Hummer” është përplasur me një makinë tip “Smart”. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjeri që udhëtonin me “Smart”.

Birbil Islami, 42 vjeç, i cili drejtonte “Hummer-in”, është shoqëruar ne polici ku po jep dëshminë e tij për rrethanat e aksidentit. Ndërkohë shoferi i “Smart-it”, Pëllumb Ahmeti 28 vjeç dhe pasagjeri po marrin ndihmë mjekësore në spital. Policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB