Aktualitet

Vrasja e efektivit në Fier/ Shkak debati për kalimin në rrugë!

Shkak për sherrin mes tij dhe autorit, Asllan (Azgan) Mernica dyshohet të jetë bërë një konflikt për të kaluar në rrugë, pasi rruga ishte e ngushtë.

E.K
Vrasja e efektivit në Fier/ Shkak debati për kalimin në
Asllan (Azgan) Mernica dhe Novruz Cenaliaj

FIER- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me vrasjen e efektivit të Shqiponjave Novruz Cenaliaj në Baltëz të Fierit. Raportohet se viktima ishte turni i dytë në punë, prandaj dhe në momentin e ekzekutimit ishte me uniformë pasi po shkonte në punë. Shkak për sherrin mes tij dhe autorit, Asllan (Azgan) Mernica dyshohet të jetë bërë një konflikt për të kaluar në rrugë, pasi rruga ishte e ngushtë, raporton Report Tv.

Plumbi në kokë ka qenë fatal për efektivin e Shqiponjave, i cili ka ndërruar jetë në vend. Autori pas ngjarjes është larguar me shpejtësi. Policia është vënë në ndjekje të tij. Në ndihmë të efektivëve të Policisë së Fierit kanë shkuar dhe ata të Vlorës ndërsa ka mbërritur në Fier dhe RENEA. Për “kokën” e Mernicës, Policia ka vënë 30 mijë euro shpërblim./ZËRI

Poll

MOS HUMB