Aktualitet

Hyri në fushë dhe dhunoi arbitrat! Nis hetimi ndaj presidentit të Apolonisë, Koço Kokëdhima

Ndaj tij, rëndon vepra penale “veprime të dhunshme në aktivitete sportive”.

F.I
Hyri në fushë dhe dhunoi arbitrat! Nis hetimi ndaj presidentit të
Koço Kokëdhima

TIRANË-Presidenti i klubit të Apolonisë, Koço Kokëdhima është vënë nën hetim për incidentin e djeshëm kur hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe shtyu arbitrin. Ndaj tij, rëndon vepra penale “veprime të dhunshme në aktivitete sportive”. Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, i cili aktualisht është presidenti i klubit "Apolonia" u fut në fushë gjatë ndeshjes dhe tentoi të godasë arbitrin kryesor të ndeshjes Dorian Maletaj. Kjo për shkak se dha 3 kartona të kuq për lojtaret e ekipit të Apolonisë, të cilat pavarësisht mungesave, arritën që të triumfonin me rezultatin 1-0./ZËRI

Poll

MOS HUMB